Pyetja:

Sa është i dobishëm pastrimi gjatë marrëdhënieve intime dhe a duhet të thuash ndonjë sure pasi të pastrohesh apo duke u pastru dhe në qoftë se sheh ëndërr se ke kryer marrëdhënie a duhet pa tjetër me u pastru?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk ka dyshim se pastërtia është çështje thelbësore në jetën e besimtarit, ajo është e domosdoshme në jetën e tij, sepse me të lidhen një sërë adhurimesh.

Allahu i Lartësuar shpesh herë i lavdëron besimtarët, me këtë cilësi të pandashme të tyre, pastërtinë. Allahu thotë: “Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” (Bekare: 222)

Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Aty ka njerëz që duan të pastrohen. Allahu i do ata që pastrohen shpesh.” (Teube: 108)

Ndërsa Profeti ﷺ ka thënë: “Pastërtia është gjysma e besimit.”

Kështu që muslimani është në çdo kohë i pastër, në trupin dhe rrobën e tij, dhe për sa përmendëm besojmë se del qartë vlera e pastërtisë në jetën e muslimanit.

Dhe Allahu e di më së miri.

Bledar Haxhiu