Pyetja:

Disa njerëz kur e shohin dikë që e ka tepruar në mëkate ndaj vetvetes thonë për të: “Filan është larg udhëzimit”, ose “Larg xhenetit” ose “larg faljes së Allahut”, çfarë gjykimi ka ndaj kësaj?

***

Përgjigjja:

Kjo nuk lejohet, sepse konsiderohet ndërhyrje në çështjet e Allahut të Plotfuqishëm.

Është transmetuar saktë që një njeri ka qenë mëkatar, ndërsa një tjetër kalonte pranë tij dhe i thoshte: “Pasha Allahun, Allahu nuk e fal filanin!” Atëherë, Allahu i plotfuqishëm tha: “Kush është ai që ndërhyn dhe thotë që Allahu nuk e fal filanin?! Unë vetëm se e kam falur atë dhe t’i kam shkatërruar veprat e tua!”

Nuk lejohet që njeriu ta humbë shpresën nga mëshira e Allahut të plotfuqishëm. Sa ka njerëz që kanë arritur në grada të larta të kufrit, e që më pas Allahu i ka udhëzuar dhe janë bërë prej imamëve që i kanë udhëzuar të tjerët më Lejen e Allahut të lartësuar.

Pra, është obligim për atë që thotë kështu që të pendohet tek Allahu, t’i bie pishman për atë që e ka vepruar dhe të vendosë që të mos e përsërisë në të ardhmen.

Shejh Ibn Uthejmin