Pyetja:

A lejohet t’i këshillojmë njerëzit menjëherë pas gabimeve?

***

Përgjigjja:

Kjo është e lejueshme nëse bëhet për të këshilluar personin dhe qortuar atë, që ai të zmbrapset nga bërja e mëkatit. Këtë duhet kryer në një mënyrë të sjellshme dhe të edukuar, në mënyrë që këshilla të pranohet. Por, nëse bëhet në mënyre të ulët (jo të hijshme), me qëllim ta indinjosh atë, ta thyesh me fjalë dhe ta nxjerrësh në pah atë te njerëzit, etj., atëherë kjo nuk është e lejueshme.

Komisioni i Përhershëm për Fetva, 12/342