Pyetja:

Unë kam kaluar shtatë vjet me një djalë të cilin e dua shumë, por ai qe dy vite është në mërgim. Ai tani dëshiron të më marrë edhe mua atje për të jetuar bashkë, por problemi është që unë jam në fakultet të cilin nuk e përfundoj edhe dy vite. Derisa ai po këmbëngulë që të më marrë atje, familja ime po më thonë që të mos shkoj pa e kryer fakultetin. Nëse veproj si më thonë familja po kam frikë se mos po ndahet nga unë pasi ai nuk mund të vijë se nuk i ka rregulluar dokumentet.

***

Përgjigjja:

Fillimisht, lidhja juaj apo siç e quani ju kalimin me atë djalë për shtatë vite, është gjë e papranueshme me rregullat e Sheriatit. Pastaj, nëse ju më pas jeni fejuar dhe jeni kurorëzuar me atë djalë, ai ka të drejtë të kërkojë që të shkoni me të ku të jeton ai, nëse para kurorëzimit nuk ia keni kushtëzuar një gjë të kundërt. Ndërsa, nëse ende nuk jeni fejuar, prindi juaj ka të drejtë që të mos pajtohet për fejesën tuaj e të mos flasim për shkuarjen apo jo në mërgim për martesë. Dhe në këtë rast nuk lejohet të martoheni pa lejen e prindit.

Sa i përket prioritetit të kryerjes së fakultetit apo martesës, kjo kthehet tek ju. Ju jeni që mund t’ia dëshmoni vetes se cila gjë ka prioritet tek ju.

Hoxhë Muhamed Dërmaku