Pyetja:

Po dëgjojmë disa nga imamët tanë të thonë, para nisjes së namazit: “Allahu nuk shikon në safin e shtrembër”. A është e vërtetë kjo?

***

Përgjigjja:

Pa dyshim që një saf i shtrembër është i papërshtatshëm, dhe besimtarët mëkatojnë, nëse nuk e drejtojnë safin. Sepse Pejgamberi ﷺ i paralajmëroi ata që nuk drejtojnë safat, duke thënë: “O robër të Allahut, ose drejtojini safat, ose Allahu do të krijojë përçarje mes jush”. Sa i përket hadithit që përmendët: “Allahu nuk shikon në safin e shtrembër”, ky hadith nuk është sahih.

Shejh Ibn Uthejmin, “Lika’at el-Bab el-Meftuh” 1/21