Pyetja:

Cilat janë shkaqet kryesore për përmirësimin e raportin me Allahun?

***

Përgjigja:

Shkaqet që të ndihmojnë ta lidhësh zemrën me Allahun e Lartësuar janë: shtimi i leximit të Kuranit, përkujtimi i mirësive të Allahut të Lartësuar, frika nga dënimi i Allahut, duaja, sadakaja, dëshira për shpërblimin e Tij dhe shtimi i përmendjes së Allahut.

Allahu Lartësuar thotë: “ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” Er-Rrad, 28

Gjithashtu prej shkaqeve që të ndihmojnë ta lidhësh zemrën me Allahun e Lartësuar është dhe vështrimi tek ajetet (provat/argumentet) e Tij universale (kozmike) dhe meditimi në to. I Lartësuari thotë: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve e të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka prova për njerëzit me mend.[1] Ata të cilët e përmendin Allahun duke qenë në këmbë, ulur e shtrirë dhe që meditojnë në krijimin e qiejve dhe të Tokës:[2] “Zoti ynë! Ti nuk i ke krijuar kotë këto, i Pastër nga çdo e metë je Ti![3] Na ruaj nga dënimi i zjarrit![4]” Al-Imran, 190-191

Allahu e di më së miri.

Shejh Salih el-Feuzani, “El-Munteka min fetaua” vëll. 1