Pyetja:

Jam një fëmijë i/e re që, për shkak të gjumit, shpesh humbi namazin e akshamit e pastaj e kompensoj në mëngjes apo më vonë. Cili është vendimi mbi këtë?

***

Përgjigjja:

Nuk është e lejueshme për askënd të jetë i shkujdesur rreth namazit ashtu që t’i ikë kohë për të. Nëse personi fle, ai mund ta obligojë dikë që ta zgjojë nga gjumi, në mënyrë që ta falë namazin. Dhe ai duhet ta bëjë këtë. Pra, është e obligueshme për këtë çikë ta nxisë dikë nga familja e saj që ta zgjojë atë. Por, nëse këtë ia imponojnë rrethanat nga shkaku se ka gjumin shumë të rëndë dhe ka frikë se do të mposhtet nga gjumi para se të falë jacinë ndërsa mund ta falë atë para kohës së sabahut, s’ka mëkat për të nëse i bën bashkë akshamin dhe jacinë, në mënyrë që të mos e humbasë jacinë në kohën e vet. Kjo është e lejueshme vetëm për shkak të disa rrethanave të jashtëzakonshme, si psh., nëse ka qëndruar zgjuar për disa net apo është lodhur nga sëmundja etj.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Islamije”, vëll.2, fq. 240