Zbukurimi i gruas vejushë

174. I nderuar hoxhë! A lejohet që gruaja e ve të lyhet, të ngjyroset me kozmetikë?

Përgjigjja: Zbukurimi me anë të përdorimit të kozmetikës apo shfaqjes së stolive në Islam nuk është e lidhur me të martuarën, të pamartuarën apo me të venë, por kjo i mbetet traditës, me kusht që të mos jetë në kundërshtim me dispozitat e Islamit.

Gruaja pa marrë parasysh statusin e saj social nuk lejohet t’i shfaqë stolitë dhe të zbukurohet para burrave me të cilët e ka të lejuar martesën, çka do të thotë se e ka të lejuar të dalë e zbukuruar para grave në përgjithësi si dhe para  meshkujve me të cilët e ka të ndaluar martesën  me ndalesë të përhershme, si: babai, vëllai, djali, daja etj.

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi