Pyetja:

A lejohet tatuazhet sipas dispozitave islame?

***

Përgjigja:

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur. (Tin: 4)

Përgjatë gjithë verës evidentohet qartë se shqiptarët, të ndikuar nga kulturat e jashme e kryesisht ato perëndimore kanë shtuar tatuazhet në trupat e tyre. Sikur të mos mjaftonte forma estetike e trupit njerezor, e krijuar në përfeksion prej Zotit, qindra veta ia dorëzuan lëkuren e tyre kasapeve me bojëra të ndryshme tatuje për ta zhgarravitur mëkatësisht atë bardhësi të bukur e të pafajshme. Andaj, çdo ndërhyrje e tillë është haram (lexo: e ndaluar) dhe assesi nuk lejohet.

Allahu e di më së miri.

Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë