Pyetja:

A lejohet ndërthurja e gishtave në xhami?

***

Përgjigjja:

Shejh Albani thotë:

Dijetarët janë në kundërshtim përsa i përket ndërthurjes së gishtave në xhami. Ajo që e bën të nevojshme bashkimin ndërmjet haditheve të saktë, është lejimi i ndërthurjes së gishtave, përveç kohës kur personi është duke pritur namazin. Bazuar në fjalën e tij, ﷺ: “Kur ndonjë prej jush merr abdes në shtëpinë e tij e pastaj niset për në xhami, ai konsiderohet sikur është në namaz derisa të kthehet. Prandaj mos të bëj kështu (dhe ndërthuri mes gishtave të tij)”.

“Ed-Daifeh” nr. 6815

Përktheu: Unejs Sheme