Pergjigje.net është platformë e hapur e cila synon të ndihmojë lexuesit shqiptar që të kuptojnë qëndrimet dhe përgjigjet që jep Islami për problemet, paqartësitë dhe kuriozitetin e tyre. Kjo do të bëhet duke grumbulluar dhe sistemuar përgjigjet që kanë dhënë hoxhallarë shqiptar apo përkthime të dijetarëve botërorë në gjuhën shqipe.
Pavarësisht se mënyra PYETJE – PËRGJIGJE mund të mos jetë mënyrë më ideale e mësimit të fesë, kjo është një zgjidhje e shpejtë për problematika konkrete.
Pergjigje.net është platforma unike që deri më tash ka grumbulluar dhe sistemuar pothuajse të gjitha përgjigjet me shkrim që kanë dhënë hoxhallarët shqiptar për pyetjet shtruar atyre apo përkthimet që ata u kanë bërë dijetarëve të botërorë në gjuhën shqipe.
Pergjigje.net është njëkohësisht edhe platforma ku pranohen pyetjet e reja, ku krijohen mekanizma të komunikimit direkt të lexuesve me administratorët dhe hoxhallarët përmes formave për dërgimin e pyetjeve, chateve, rrjeteve sociale mobile (Whatsapp) dhe facebook.
Kjo platformë mirëpret bashkëpunimin e institucioneve fetare dhe hoxhallarëve, poashtu edhe të vullnetarëve të cilët mund të ndihmojnë në administrimin e platformës, në përpunimin e teksteve, në përkthimin e teksteve, në monitorimin dhe grumbullimin e pyetjeve nga burime të tjera elektronike apo tekstuale, në menaxhim të rrjeteve sociale, në moderim të kërkesave të vizitorëve dhe punë të tjera të ngjashme.
Na kontaktoni në: [email protected]
Shfajësimi dhe anulimi i pretendimeve: pyetjet dhe përgjigjet e dhëna përmes faqes sonë, janë grumbulluar nga platforma të ndryshme, platforma të cilat ishin të qasshme publikisht (të paktën) në kohën e grumbullimit dhe sistemit të pyetjeve. Ne nuk pretendojmë pronësi mbi to apo autorizim për to dhe rrjedhimisht nuk marrim as përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe për gabimet eventuale teknike apo përmbajtësore. Lexuesit janë të lirë dhe të inkurajuar që sipas nevojës ta vazhdojnë komunikimin direkt me hoxhallarët që kanë dhënë fetvatë e caktuara, apo t’i referohen institucioneve fetare të vendit të tyre.