Pyetje: Nëse gjatë namazit shikoj anash, a prishet namazi? Për shembull, nëse e kthej tërë kokën anash, a ndikon kjo në vlefshmërinë e namazit?

Përgjigjja:

Shejh ibën Bazi Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Kthimi i kokës gjatë namazit është i papëlqyer, përveçse kur ka nevojë. Nëse dikush e kthen kokën herë pas here, namazi i tij është i saktë, por duhet të tërhiqet vëmendja dhe t’i shpjegohet se kjo është e papëlqyer dhe se ia pakëson vlerën namazit. Në hadith është transmetuar se, kur e pyetën Pejgamberin SalAllahu alejhi ve selem për kthimin e kokës gjatë namazit, ai tha: “Është një rrëmbim që shejtani ia rrëmben namazit të robit.” Kështu është transmetuar hadithi nga i Dërguari i Allahut për kthimin e kokës: “Është një rrëmbim që shejtani ia rrëmben namazit të robit.” Por, nëse paraqitet nevoja, nuk ka të keqe. Pejgamberi SalAllahu alejhi ve selem e ktheu kokën gjatë namazit për shkak të nevojës, dhe Es-Siddiku e ktheu kokën gjatë namazit për shkak të nevojës.

Pra, nëse dikush e kthen kokën për shkak të nevojës, nuk ka të keqe. Po kështu, nuk ka të keqe t’i bëjë shenjë dikujt kur ka nevojë. Pejgamberi SalAllahu alejhi ve selem bëri shenjë gjatë namazit. Nëse i bën shenjë dikujt që të hyjë, të dalë ose ta mbyllë derën, nuk ka asnjë të keqe.

/Hoxhë Sabahudin Selimi/