Pyetja:

Nëse pastrohem a ban m’u falë a na njihet si abdes apo duhet me marr abdes prapë?

***

Përgjigjja:

Marrja e gusulit prej xhunubit e zëvendëson abdesin. Kjo në bazë të fjalës së Allahut: “… Nëse jeni në gjendje xhunubi (të papastër nga marrëdhëniet me bashkëshortet ose si pasojë e ëndrrave të lagura), pastrohuni krejtësisht (lani gjithë trupin)…” (Maide: 6)

Nuk ka pse ta përsërisni abdestin pas gusulit, vetëm nëse pas gusulit e prish abdestin me ato që ai prishet, atëherë duhet ta përsërisni atë (abdestin). Nëse nuk del gjë prej dy vrimave të jashtëqitjes, gusuli e zëvendëson abdesin sidoqofë ka marr abdest para gusulit apo jo, por patjetër duhet të fusë ujin në gojë dhe në hundë, sepse këto të dyja duhen si për abdestin dhe për gusulin.

Larja e thjeshtë (për xhuma, nga djesra e të tjera si këto) nuk e zëvendëson abdesin, sepse ajo nuk është për adhurim.

Shejh Ibn Uthejmin, Fetva 180 – 181

Përktheu: Tomor Boriçi