Dallimi në mes të hebrenjëve(اليهود) dhe Benu Israil(بنو إسرائيل)

Duke qenë se shumica e njerëzve bëjnë ngatërrim rreth fjalëve “اليهود” (hebrejtë) dhe “بنو إسرائيل” (Benu Israilët), duke i rrafshuar ato, me apo pa dashje, mendoj se ia vlen të bëhet një sqarim i shkurtë rreth këtyre dy fjalëve “اليهود” (hebrejtë) dhe “بنو إسرائيل” (Benu Israil/Djemtë e Israilit).
Fillimisht, duhet të dihet që “إسرائيل” në Kur’an është një emër tjetër për Jakubin alejhisselam, kështu që togfjalëshi “بنو إسرائيل” (Benu Israilët) nënkupton djemtë/pasardhësit e Jakubit alejhisselam.
Termi اليهود në Kur’an nënkupton bashkësinë/komunitetin e atyre të cilët nuk besuan në Musain alejhisselam. Kështu, kur hasim këtë fjalë në Kur’an, kuptojmë që fjala është për atë grup njerëzish të cilët ishin kundërshtarë të rreptë të Musait dhe pejgamberëve të tjerë pas tij, siç rrëfen për ta Kur’ani “një grup prej pejgamberëve i përgënjeshtruat e disa prej tyre i vrisnit”.
Ndërkaq, ata që besuan në të (Musain alejhisselam), janë Benu Israilët (djemtë/pasardhësit e Jakubit alejhisselam).
Prandaj, virtytet që i kishin Benu Israilët, është e padrejtë t’u vishen hebrejve.
Rrjedhimisht, emërtimi i hebrejve me emrin “izraelitë” – pasardhës të Jakubit alejhisselam u jep atyre virtyte dhe njëkohësisht ua mbulon atyre poshtërsira, me ç’rast shkrihet dallimi mes benu israilëve dhe hebrejvë – mbi të cilët ka rënë hidhërimi i Allahut (المغضوب عليهم) dhe mbi të cilët, siç flet Kur’ani, ka rënë poshtërimi dhe mjerimi (ضربت عليهم الذلة والمسكنة).
Shejh Bekr ibn Abdullah Ebu Zejd, Fjalori i shprehjeve të ndaluara, f. 93.