Pyetja:

Fjala “Radijtu bil-lahi rabben ue bil islami dijnen ue bi Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem rasulen nebijjen” kur thuhet: pas përfundimit të ezanit apo gjatë ezanit?

***

Përgjigjja:

Bazuar në atë që saktësohet në hadithin nga Sad bin Ebi Uekas radijAllahu teala anhu se Profeti, ﷺ, ka thënë:

“Kush e thotë këtë tek dy dëshmitë, atij i falen mëkatet”. [1]

Këto fjalë të bukura thuhen tri herë në mëngjes dhe mbrëmje “Radijtu bil-lahi rabben ue bil islami dijnen ue bi Muhamedin rasulen alejhis salatu ues selam”.

Në një hadith autentik Profeti, ﷺ, ka thënë:

“Kush thotë: “Radijtu bilahi rabben ue bil islami dijnen ue bi Muhamedin rasulen”, i bëhet detyrë xheneti”.

Në një transmetim tjetër: “E ka shijuar besimin ai që është i kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin si të Dërguar” ﷺ.

Po ashtu është e pëlqyeshme që kjo të thuhet te dy dëshmitë gjatë ezanit, në kohën kur përsërit fjalët e muezinit, kur thotë: “Esh’hedu en la ilahe il lAllahu ue esh’hedu enne Muhameden rasulullah” thuhet “Radijtu bilahi rabben ue bil islami dijnen ue bi Muhamedin rasulen”.

Shejh Ibën Bazi, “Fetaua nurun ala ed-derb”

Përktheu: Unejs Sheme

——————————–

[1] Muslimi