Pyetja:
Cili është vendimi lidhur me përmbajtjen nga të ngrënit për një periudhë të kufizuar apo të pakufizuar kohore, posaçërisht në burg, atëherë kur kjo është e vetmja metodë apo mënyrë për ta tërhequr vëmendjen kah vetja brenda burgut, për të apeluar për të drejta njerëzore brenda burgut?
***
Përgjigjja:
Përmbajtja nga të ngrënit si formë proteste, nëse kjo e dëmton personin apo bëhet shkak për vdekje, s’është e lejueshme, për shkak të thënies së më të Lartit: “Dhe mos vritni vetveten.” (Nisa: 29)
Nëse, në anën tjetër, përmbajtja nga të ngrënit nuk do ta dëmtojë dhe kjo çon në arritjen e një qëllimi të lejueshëm, atëherë s’ka problem në këtë, nëse personi është i shtypur dhe dëshiron talirojë vetveten nëpërmjet kësaj padrejtësie (grevës së urisë).
Shejh Salih el Feuzan, El-Muteka 3/350