Pyetje: Selamun alejkum ju pershendes hoxh i nderuar desha te ju pyes se ushqimi i cili rrin pa u mbuluar naten a eshte haram te hahet diten e neserme apo ditet tjera pamarr parasysh a eshte haram te hahet. Allahu ju shperbleft. selam.

 

Përgjigje:  Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Përshëndetje të përzemërta dhe juve!

Ushqimi duhet të mbulohet në përgjithësi dhe natën në veçanti, pasi ka hadith që e urdhëron këtë gjë. Mirëpo, nëse dikush s’e mbulon ushqimin natën dhe ha prej tij ai rrezikon, po a do të thotë kjo se ky ushqim pa u mbuluar transferohet nga hallall në haram? Jo, jo, s’është e thënë. Allahu e di më së miri. Zoti ju nderoftë!

Ahmed Kalaja