Pyetja:

Punoj në një shoqëri private dhe drejtori më la detyrë të dërgoj një dokument me faks në një bankë për çështje kredie. Ja kam bërë të qartë që me çështje kredie nuk merrem por atë ditë nuk kishte njeri tjetër për ta kryer këtë punë dhe ai më tha se duhej urgjent. Desha të di a hyn ky veprim te gjynahu i kamatës dhe nëse po çfarë duhet të bëj?

***

Përgjigjja: 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu ta lehtësoftë! Ne si muslimanë nuk duhet te jemi kaq të turpshëm. Gjërat është mirë t’i sqarojmë dhe t’i themi: ma bëj hallall po s’mundem.

Nëse ti bën vetëm sa ke cekur me ta në pyetje, je i përlyer edhe ti në mëkat, kështu që pendohu për çfarë ka kaluar e në të ardhmen le të jemi të kujdesshëm. Për ç’ka kaluar pendim. Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja