Pyetja:

A e di shejtani çka qarkullon në mendjet tona nga idetë të cilat si di kush pos
Allahut dhe kështu na e pëshpëritë atë që përputhet me mendimet tona, apo çka?

***

Përgjigjja:

Shejhul-Islam ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Ata ndjejnë erën e mirë apo erën e keqe (dmth engjëjt e ndjejnë erën e mirë, kur
personi mendon për një punë të mirë, siç është transmetuar nga Sufjan ibn
Ujejneh). Por, shejtanët nuk kanë nevojë për këtë erë që të dinë. Ata e dinë çka ka
në zemrën e njeriut dhe shohin e dëgjojnë atë që ai i thotë vetvetes. Për më
shumë, shejtani ka kontroll mbi zemrën e njeriut dhe, kur njeriu e kujton
Allahun, ai tërhiqet; kur njeriu tregohet i shkujdesur ndaj kujtimit të Allahut, ai i
pëshpëritë atij. Ai e di kur ai e kujton Allahun dhe kur ai është i shkujdesur ndaj
kësaj. Dhe ai i di tekat dhe dëshirat e zemrës së tij dhe bën që ato t’i duken
tërheqëse atij.
Është dëshmuar në es-Sahih se Safijeh bint Hujejj (Allahu qoftë i kënaqur me të)
se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Shejtani qarkullon nëpër njeriun sikurse gjaku”.
Afërsia e engjëjve dhe e shejtanit ndaj zemrës së birit të Ademit është diçka që
është vërtetuar në shumë transmetime, qoftë kjo kur personi është besimtar,
qoftë jobesimtar”.

 

Shejh Bin Baz është pyetur se nëse kam për qëllim në zemrën time të bëj diçka të mirë, a e di shejtani këtë dhe a përpiqet të më shmang nga kjo?
Ai u përgjigj:Çdo person ka një shejtan dhe një engjëll me vete,siç ka thënë Pejgamberi ﷺ:
“S’ka asnjë prej jush e të mos ketë me vete një shoqërues nga xhinët dhe një nga
engjëjt”. U tha:”Edhe ti, o i Dërguar i Allahut?” U përgjigj:”Edhe unë, por Allahu
më ka ndihmuar me të dhe ai është bërë musliman (apo: jam i sigurt prej tij),
kështu që ai më urdhëron vetëm për të mirë”.

Dhe ai ﷺ na ka thënë se shejtani i dikton të këqija njeriut dhe e thërret për te e keqja dhe ai ka njëfarë kontrolli mbi zemrën e tij. Dhe ai, me lejen e Allahut, mund të shohë çka do dhe çka synon njeriu nga punët e mira e të këqija.Engjëlli, po ashtu, ka njëfarë kontrolli mbi zemrën e tij, çka e bën atë të anojë nga e mira dhe e thërret atë për në mirësi. Ky kontroll është diçka që Allahu ua ka mundësuar atyre, domethënë Ai u ka dhënë njëfarë fuqie shoqëruesve ndër xhinët dhe engjëjt. Madje,edhe i Dërguari i Allahut ﷺ ka pasur një shejtan me vete, i cili ishte shoqërues nga xhinët, siç u përmend në hadithin e mësipërm.

Çështja është se gjithkush ka me vete një shoqërues nga engjëjt dhe një nga shejtanët.
Besimtari e ndrydh shejtanin e vet duke iu bindur Allahut dhe duke iu përmbajtur fesë
së Tij, dhe e poshtëron atë, derisa ai të dobësohet dhe të mos jetë në gjendje ta
parandalojë besimtarin nga bërja e mirësive dhe rënia në punë të këqija, përveç asaj çka
do Allahu. Sa i përket gjynahqarit, nëpërmjet gjynaheve që i bën, ai i ndihmon shejtanit
të tij, derisa ai të bëhet aq i fortë sa ta ndihmojë atë ta pasojë pavërtetësinë dhe ta ndalojë
të mos bëjë punë të hajrit.
Besimtari duhet t’i frikësohet Allahut dhe të përpiqet t’i rezistojë shejtanit të tij duke iu bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, si dhe të kërkojë shpëtim me Allahun nga shejtani. Dhe ai duhet ta mbështesë engjëllin me bindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ si dhe me respektim të urdhrave të Allahut.”

[Mexhmu el-Fetaua 5/508]

[Fetaua esh-Shejh ibn Baz 9/369]