Pyetje: Pershendetje hoxh i nderuar kisha nje pytje per ju. Ne oborrin e shtepise shpesh gjejme qime te flokeve dhe veze. Cfar domethanie kane keto dhe si te veprojme? A jane keto nje lloj sihri a jo?

Përgjigje: Falënderimet i takojnë Allahut, të Vetëm dhe të Pashok, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dashurin dhe të Dërguarin tonë, Muhamedin i biri i Abdullahut El-Hashimij, El- Kureshij  dhe mbi gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk japim dot përgjigje të prerë për qimet e flokëve dhe vezët që i gjeni shpesh në oborrin e shtëpisë se a janë këto magji apo jo, sepse duhet të shikohen dhe ndoshta mund të jenë magji, dhe ndoshta mund të mos jenë magji.

Nëse qimet e flokëve gjenden të lidhura nyje dhe brenda vezës gjenden gjëra të tjerë të dyshimta, atëherë kjo mund të jetë magji, por magjistarët në përgjithësi nuk i lënë magjitë e tyre në vende të dukshme, por i fshehin ato.

Qimet e flokëve duhet të zgjidhen nëse janë nyje dhe veza të prishet pastaj të hidhen ose të digjen.

Duhet që të ruhemi nga vesveset dhe të mos i lëmë vend atyre, sepse vesveset janë shigjeta që i dërgojnë shejtanët dhe mundohen që t’i shkatërrojnë besimtarët me to dhe sidomos përsa i përket çështjeve të magjisë.

Gjithashtu, duhet patjetër  bërja e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes, leximi i ajetit Kursij si dhe leximi i suretu Ihlas, El-Felek dhe En-Nas një herë pas namazit të drekës, ikindisë dhe jacisë dhe tre herë pas namazit të sabahut dhe të akshamit.

Dhe dua të tjera që kanë ardhur në Kuran dhe sunet, duke e lutur Allahun që të ruajë nga magjia dhe magjistarët., duke iu mbështetur gjithmonë Allahut të Lartësuar, sepse Ai është Mbrojtësi nga çdo gjë e keqe dhe nuk ndodh asgjë veçse me Dëshirën dhe Vullnetin e Tij.

Allahu e di më së miri.

Lusim Allahun të na ruajë nga magjia dhe magjistarët dhe t’i poshtërojë ata, Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Hariz Allkoçi