Pyetja:

A lejohet dhënia e zekatit në formë të mallit në vend të parave?

***

Përgjigjja:

Shejhul-Islam Ibn Tejmije ka thënë: “Sa i përket dhënies së vlerës në para të zekatit, kefaretit e të ngjashmeve me këto, dihet që qëndrimi i Malikut dhe i Shafiut është që kjo s’është e lejueshme, kurse tek Ebu Hanifja është e lejueshme. Ahmedi në disa vende ka ndaluar nga dhënia e vlerës në para, ndërsa e ka lejuar në vende tjetra. Më e sakta nga është se nuk lejohet të jepet në vlerë të parave pa ndonjë nevojë dhe pa ndonjë dobi mbizotëruese, deri ku ai thotë: Sa i përket dhënies së zekatit në vlerë të parasë për ndonjë nevojë apo për ndonjë dobi a drejtësi, s’ka problem në këtë. Për shembull, mjafton që personi të shesë frutat dhe drithërat e kopshti të tij me para dhe të nxjerrë një të dhjetën nga paratë, dhe ai s’ka nevojë të ngarkohet me blerjen e frutave apo grurit, kur t’u ketë dhënë fukarenjve vlerën e barabartë. Ahmedi ka thënë se kjo është e lejueshme, për shembull, nëse ata që janë të përshtatshëm për pranimin e zekatit kërkojnë t’u jepet para,
mund t’u jepet atyre”.

Shejh Ibn Baz ka thënë: “Po ashtu, është e lejueshme që në vend të parave të jepet pëlhurë (stof), ushqim e tjera veç këtyre, nëse sheh se në këtë ka dobi për ata që e pranojnë zekatin, duke pasur konsideratë vlerën që ato kanë (në para). Për shembull, nëse pranuesi i zekatit është fukara i çmendur, me mendje të dobët, mendjelehtë apo i papjekur, dhe ekziston frika që ai të shpërdorojë paranë ndërsa ka dobi në dhënien e ushqimit apo ndonjë teshe të vlerës përkatëse të obligueshme në vend të zekatit në formë parash. Krejt kjo që u përmend është më e sakta nga thëniet.

Mexhmu Fetãwa (25/82)