A duhet ta nxjerrë zekatin e fitrit ai që pranon Islamin në ditën e fundit të Ramazanit?

Shejh Iben Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Po, duhet ta nxjerrë zekatin e fitrit, sepse ai konsiderohet prej muslimanëve. Në hadithin që e transmeton Iben Umeri (radijAllahu anhuma) se: “Profeti (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) e ka bërë detyrë nxjerrjen e zekatit të fitrit një saa prej hurmave apo elbit për mashkullin dhe femrën, të lirin dhe robin, të voglin dhe të madhin prej muslimanëve.”

– Gjykimi i nxjerrjes së zekatit të fitrit ditën e parë të Ramazanit

Shejh Iben Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Nuk lejohet nxjerrja e zekatit të fitrit në fillim të muajit të Ramazanit. Por, nxjerrja e tij bëhet para festës së Bajramit me një ose dy ditë, sepse ai është zekat fitër.

​Ti e ke detyrë ta nxjerrësh përsëri zekatin e fitrit, sepse e ke nxjerrë para kohës së tij.

– Zekati i fitrit nxirret ushqim

Shejh Iben Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Ajo që mendojmë është se nuk lejohet në asnjë gjendje që zekati i fitrit të nxirret në të holla (para). Përkundrazi, ai nxirret ushqim. Më pas i varfëri nëse dëshiron e shet këtë ushqim dhe përfton nga vlefta (fitimi) i tij. Ndërsa përsa i përket atij që e nxjerr zekatin, ai patjetër duhet ta japë ushqim.

Mexhmu fetaua ue rasail vëll. 18

Përktheu: Unejs Sheme