Pyetja: A bën që në sexhaden ku falemi të shkruajmë emrin tonë personal?

Përgjigjja: Nuk prish punë absolutisht, edhe nëse është në gjuhën arabe.

​Megjithatë, vendi ku falemi është mirë të ketë sa më pak lule e zbukurime. Edhe emri mund të të tërheqë vëmendjen: duke u falur, sheh emrin dhe fillon e lexon shkronjën e parë, të dytë, të tretë… kjo mund të të shpërndajë vëmendjen (përqendrimin).

​Kështu që duhet pasur kujdes, por në esencë nuk prish punë. Pra, nuk prish punë, por mundohuni ta shkruani në ndonjë cep ku nuk ju bie vëmendja (syri) gjatë faljes.

/Hoxhë Dr. Rasim Haxha/