Pyetja:

Cilat janë fushat më të mira për të tregti?

***

Përgjigja:

Mënyra më e mirë e fitimit për jetesë është t’i zësh besë Allahut dhe të besosh që Ai është i aftë të përkujdeset për ty, dhe të mendosh mirë për të. Kjo do të thotë se, ai që duhet të punojë për jetesë, duhet të t’i kthehet Atij dhe ta lusë Atë, siç ka thënë Allahu, sipas një hadithi kudsij, në të cilin Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atyre që Unë i ushqej. Më lutni t’ju ushqej, Unë do t’ju
ushqej. Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atyre që Unë i vesh. Më lutni t’ju vesh, Unë
do t’ju vesh.”
Është transmetuar nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Secili prej jush le ta lusë Zotin për çfarë ka nevojë, edhe nëse ajo është një rrip i këputur i sandales. Se, nëse Allahu nuk e lehtëson këtë për të, ai s’do të jetë i aftë ta ndreqë atë.” [1]

Allahu thotë:
“… kërkoni Allahut nga të mirat e Tij.” (Nisa: 32)

Atëherë, kur të ketë përfunduar namazi i xhumasë, ju mund të shpërndaheni nëpër tokë dhe të kërkoni të mirat e Allahut (me punë)…” (Xhumua: 10)

Ndonëse kjo i referohet namazit të xhumasë, domethënia vlen për të gjitha namazet.
Prej këtu, dhe Allahu e di më së miri, pejgamberi ﷺ na ka thënë që, kur të hyjmë në xhami, të themi: “Allahume iftah li ebwabe rahmetike / O Allah, m’i hap dyert e mëshirës sate”, dhe, kur të dalim nga xhamia, të themi: “Allahume inni es’eluke min fadlike / O Allah, kërkoj nga të mirat Tua.”

Ibrahimi, miku i afërt i Allahut, ka thënë:

Kërko furnizimin tënd vetëm nga Allahu dhe adhuroje Atë, dhe ji mirënjohës.” (Ankebut: 17)

Ky është një urdhër, dhe urdhri e bën të nevojshme përgjigjen. Pra, të kërkosh ndihmë
nga Allahu, t’i kthehesh Atij lidhur me çështjen e furnizimit dhe të tjera çështje është një
parim i rëndësishëm.
Pra, njeriu duhet të kërkojë fitimin me respekt për veten dhe me krenari, që Allahu ta
bekojë atë për të. Njeriu s’bën ta marrë atë me një qëndrim të dëshpëruar dhe me lakmi.
Paraja duhet të jetë si tualeti, për të cilin njeriu ka nevojë, por që nuk zë vend të posaçëm
në zemër. Të përpiqesh për fitim parash është sikurse të përpiqesh ta ndreqësh tualetin.
Sipas një hadithi merfu: “Kushdo që e ka këtë botë shqetësimin kryesor, Allahu do ta shpartallojë atë, dhe ai do të ketë një ndjenjë paniku dhe humbjeje, dhe s’do të marrë gjë nga kjo botë, përveç asaj që tashmë i është caktuar. Kurse, kushdo që zgjohet dhe shqetësim kryesor e ka jetën e përtejme, Allahu do ta bëjë atë të përqendruar dhe të kënaqur, do t’i japë një ndjenjë pavarësie dhe përfitimet e kësaj bote do t’i vijnë me ose pa dashje.” [2]
Një nga selefët ka thënë: “Ju keni nevojë për gjërat e kësaj bote, por për hisen tuaj në jetën e përtejme keni nevojë edhe më të madhe. Nëse filloni me hisen tuaj në jetën e përtejme, atëherë hisja juaj në këtë botë do të vijë automatikisht.”
Allahu thotë:
Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse të më adhurojnë (vetëm Mua). Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim (dmth furnizim për ta apo për krijesat e Mia) e as nuk kërkoj prej tyre të më ushqejnë (dmth të ushqejnë vetët e tyre apo krijesat e Mia). Vërtet, Allahu është furnizues i përgjithshëm, i pushtetshëm, më i fuqishmi.” (Dharijat: 5658)
Për sa i përket saktësimit të veçimit të mjeteve për jetesë, qoftë kjo në industri, biznes,
ndërtim, blegtori, etj., kjo ndryshon nga një person tek tjetri. Nuk di për ndonjë vendin
të përgjithshëm, por, nëse ka ndonjë drejtim që personi dëshiron ta marrë, atëherë le të
kërkojë udhëzimin e Allahut dhe të falë namaz të istiharës ashtu siç na është mësuar nga
mësuesi i të gjitha të mirave, Pejgamberi ﷺ. Sepse në këtë ka bekim aq të madh, saqë s’mund të kapet nga mendja e njeriut. Atëherë, çfarëdo që lehtësohet për të, ai duhet të jetë i kënaqur me atë, përveç nëse është diçka e dënueshme në baza islamike.

Ibn Tejmije, “Uesije el-Xhami’ah li Khajr el-Dunja uel-Akhire”

—————————

[1] Tirmidhiu

[2] Tirmidhiu