Falënderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s.
Qelimet jannë një traditë shoqërore për të thënë fjalën La ilahe Il-lallah 72 mijë herë. Kjo është e bazuar në një legjendë në bazë të së cilës kinse një evlija ka pa në ëndërr që nëse thuhet 72 mijë herë dhe i dhurohet sevapi i këtij dhikri të vdekurit i bën dobi. Madje legjenda shkon edhe më tutje duke thënë se gruaja e cila posa kishte ndërruar jetë kishte lënë një djal të vogël, i cili si evlija që ishte nuk po rehatohej, pasiqë kishte kuptuar se nëna nuk i ka punët mirë në Ahiret! Kur ju këndua qelimja dhe ju dhuruan sevapet edhe ai u qetësua e nuk po qante më! Kësisoj ky është një bidat risi e shpikur në Islam e cila nuk ka bazë. Pa pasur argumente të kjarta nga sheriati besimatarët nuk duhet të veprojnë asgjë, edhe nëse është shprehi e traditë.


Ndjenja e nevojës për bëmirësi ndaj të vdekurit është legjitime, ngase pas vdekjes shpesh dashuria dhe dhembshuria për të veçsa shtohen. Si të tillë edhe Feja jonë Islame e ka konfirmuar, por në të njëjtën kohë edhe e ka kanalizuar duke treguar rrugët e duhura. Prej veprave për të cilat ka argument se i bëjnë dobi të vdekurit është duaja lutja dhe istigfari – kërkim falja për të, e sidmos nga pasardhësi i tij. Poashtu bamirësia e dedikuar për shpirtin e tij, duke dhuruar sadaka e donacione qoftë për jetimë, të varfër apo për projkete të interesit të përgjithshëm i arrin sevapi. Poashtu kryerja e Haxhit dhe Umres për të është përmendur në hadithe të sakta.


Pas këtyre dijetarët kanë diskutuar se veprat e tjera të mira si leximi i Kur’anit etj a i arrijnë të vdekurit apo jo. Disa, duke u mbështetur në Analogji -Kijas kanë krahasuar këto me ato të cilat janë përmendur tekstualisht në hadithe dhe kanë menduar se bën të lexohet Kur’an e ti dedikohet të vdekurit sevapi i tij. Duhet theksuar faktin se këtu bëhet fjalë për leximin e sinqertë që njeriu e bën sinqerisht fisebillah e jo për hatmet me parapagesë sikurse ke hy në marketin e sevapeve dhe po i blen ato! Kjo nuk është temë as e këtij grupi të dijetarëve.

Por grupi tjetër mendojnë se duhet të kufizohemi vetëm në ato vepra të përmendura në hadithe, pasiqë për to ka argument dhe analogjia këtu nuk vlen. Ky është mendimi që edhe ne e përkrahim edhe për faktin se njeriu më i mëshirshëm i dërguari mëshirë për botët s.a.v.s. ka përcjellur për Ahiret plotë të dashur familjarë e shokë porse nuk përmendet që për ndonjërin prej tyre të ketë vepruar diç nga këto që sot veprojnë njerëzit. Ai edhe për veti edhe për shokët e tij ka kërkuar nga Umeti i tij duanë. Salavatet dhe lutja mas ezanit janë argument për këtë. Të njëjtën ka vepruar për të dashurit e tij që i kanë paraprirë për Ahiret.

Prandaj le të kontribuojmë për të vdekurit tanë, ngase vërtetë ata kanë nevojë pasiqë iu është ndërprerë mundësia, por le ta bëjmë në formën e sigurtë e jo të ekspirementojmë me metoda që ndoshta kanë efekt e ndoshta edhe nuk kanë!
Vallahu A’lem.