Përgjigja:
Është një botëkuptim, posaçërisht te disa muslimanë, ndoshta te pleqtë hala më shumë, që më sevap është me marrë abdes me ujë të ftohtë sesa me ujë të nxehtë, posaçërisht dimrit.
Mirëpo kjo në fakt është një lloj keqkuptimi të një hadithi të Pejgamberit ﷺ, një hadith të saktë, në të cilin Pejgamberi ﷺ ka thënë që:
“A doni t’iu tregoj disa vepra që nëse ju i veproni ato, pastrojnë gjynahet edhe ju ngritin në grada të larta në Xhenet?”
Cilat janë ato?
- E para thotë: Me marrë abdes në situata të vështirësisë.
- E dytë: me bë shumë hapa për në xhami.
- E treta: me qëndru prej një kohës së namazit deri në tjetrën brenda në xhami me prit namazin.
Dhe kjo është do të thotë një nga veprat… ai që qëndron në xhami me këtë nijet, pra me prit namazin prej namazit tjetër, e arrin shpërblimin sikurse ai ushtari i cili është në front edhe qëndron edhe i mbron muslimanët, pra e ka të njëjtin shpërblim.
E ky hadithi, pjesa e parë e hadithit, marrja e abdesit në vështirësi, është për qëllim kur njeriu është në kohë të ftohtë, zakonisht te na në dimër, kur ka borë, edhe s’ki ujë të nxehtë apo diçka tjetër, edhe ti pavarësisht kësaj vështirësie merr abdes edhe e lan fytyrën edhe gjymtyrët në përgjithësi, thotë Pejgamberi ﷺ kjo formë e marrjes së abdesit është do të thotë e vlefshme edhe ka shpërblim.
Po në asnjë formë nuk aludon hadithi apo parimet e përgjithshme të Islamit që njeriu me e kërku vështirësinë, me hjekë pa arsye, nëse mujm me e qujt një lloj asketizmi artificial. Me improvizu vështirësi për me fitu sevape… kjo domethënë në Islam nuk është.
Për arsye se Pejgamberi ﷺ ashtu siç tregon edhe Ajsheja, në situata të ndryshme kur është ballafaqu, e ka zgjedh gjënë më të lehtë për veten e tij, nuk e ka zgjedh atë që është më e vështirë nëse ka qenë hallall. Nëse ka qenë haram, i është largu atij në formën dhe mënyrën më të mirë.
Kështu që e sakta është që nuk është më sevap me marrë abdes me ujë të ftohtë nëse ki ujë të nxehtë. Pra merr me ujë të nxehtë, por sevapi është nëse je në ftohtë edhe nuk ki ujë të nxehtë, por ki ujë të ftohtë, edhe ti merr abdes me ujë të ftohtë edhe nuk thu: ‘Jo s’po marr abdes se uji është i ftohtë’, atëherë ti nëse çohesh edhe merr abdes, kjo domethënë është sevapi të cilin ti e fiton.
/Hoxhë Alaudin Abazi/




