Pyetja:
Një pyetje në lidhje me shitblerjen. A është i detyrueshëm peshimi i çdo sendi para shitjes, apo lejohet që disa sende të shiten pa u peshuar, nëse madhësia ose sasia e tyre mund të përcaktohet drejt dhe pa paqartësi?
Përgjigje
Falënderimi i plotë i takon Allahut, Zotit të botëve…
Një nga kushtet për vlefshmërinë e shitblerjes është që sendi që shitet të ketë sasi dhe përshkrim të njohur. Dijetari El-Kasani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë në veprën Bedaiu es-Sanai:
“Ndër kushtet e vlefshmërisë së shitblerjes është që sendi i shitur dhe çmimi i tij të jenë të njohura, në mënyrë që të mos lindin mosmarrëveshje. Nëse njëri prej tyre është i panjohur në një mënyrë që sjell mosmarrëveshje, atëherë shitblerja është e pavlefshme.”
Prandaj, si rregull i përgjithshëm, blerësi duhet ta dijë peshën e mallit që zakonisht shitet me peshë. Kjo mund të bëhet ose përmes peshimit të drejtpërdrejtë, ose përmes vlerësimit të përafërt (xhizaf), që do të thotë përcaktimi i sasisë pa peshim ose matje. Ky lloj shitblerjeje lejohet vetëm nëse plotësohen kushtet e përmendura në librat e fikhut.
Gjithashtu, sasia e sendit mund të jetë e njohur edhe përmes shikimit të drejtpërdrejtë, nëse kështu largohet çdo paqartësi dhe pasiguri. Në këtë rast, shitblerja është e lejuar.
Shembull për këtë janë sendet e vogla ose artikujt që, sipas zakonit të njerëzve, shiten pa u matur apo peshuar, si disa lloje ushqimesh dhe sende të ngjashme.
Allahu e di më së miri.
Burimi: islamweb.net / Solli në gjuhën shqipe pergjigje.net




