Çfarë është e premte e zezë? Çfarë ndodh në ketë ditë? Dhe a i lejohet muslimanit ta pranojë të premten  e zezë?

Së pari: Ky emërtim (black friday)  eshte e lidhur me krizën financiare në vitin 1869 në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, që pësoi një goditje të madhe për ekonominë amerikane dhe ngelen pa shitur mallrat dhe nuk pati një lëvizje të  shit-blerjes. Nje gje e tillë shkaktoi një fatkeqësi ekonomike në Amerikë, keshtuqe u perpoqën të marrin  disa masa, duke bere zbritje të mëdha të çmimeve për mallrat dhe produktet. Dhe që atë ditë është bërë një traditë në Amerikë që dyqanet e mëdha dhe agjencitë të bëjnë ulje të mëdha në prodhimet e tyre deri në 90% të vlerës së saj për t’u kthyer më pas me çmimin normal.

Së dyti: Termi e premte e zezë quhet ajo e premte e fundit të muajit nëntor të çdo viti dhe ky emer eshte vënë nga policia e Filadelfias, per here te pare ne vitin 1960, sepse ata e shihnin të tillë për shkak të numrit të madh të aksidenteve që ndodhnin si rezultat i njerezve të shumtë nëpër tregje për shkak të zbritjeve te medha te çmimeve të produkteve dhe mallrave.

Së treti: Nga pikpamja fetare nuk lejohet të quhet dita e premte me kete emërtim dhe kjo për disa arsye:

1– Ne si muslimanë e shohim diten e premte si nje dite qe ka vlere, e ka zgjedhur Allahu per ne si dite feste te javes dhe siç ka ardhur në nje hadith te sakte te transmetuar nga Muslimi se Profeti- paqja e Allahut qoftë mbi të- ka thënë:
“Dita me e mire ne te cilen lind dielli eshte dita e premte, ne kete dite Allahu krijoi Ademin, ne kete dite hyri ne xhenet dhe ne kete dite doli nga xheneti”

2- Feja jonë i ndalon besëtytnitë dhe të menduarit e ndodhjes së të keqes apo fatkeqësive dhe kjo është në kundërshtim me optimizmin dhe të menduarit mirë për Allahun. Në shumë hadithe trasmetohet që muslimani nuk duhet të ketë besëtytni, sepse ato janë shirk.

3- Nëse mund të thuhet se në emertimin e kësaj dite me këtë term ndoshta nuk mund të ketë besëtytni, serish nuk duhet të quhet dita e premte me këtë emërtim, sepse mund të çoje në besëtytni dhe njeriu nuk e ndjen. Dhe tradita e Profetit – paqja e Allahut qoftë mbi të- eshte se i pelqente emrat e bukur dhe me kuptim të mirë, saqë edhe disa sahabëve te tij ua ndryshoi emrat e tyre në ato me kuptim të mirë.

Së fundi: Nuk kemi aspak për qëllim në këto që përmendim (në pikat e mësipërme) ndalimin e metodave tregtare të uljeve të çmimeve për sa kohë që ato janë në përputhje me dispozitat fetare të ligjshme, por qëllimi është që të njihemi me rrënjët e këtij emërtim dhe qëndrimi ynë refuzues ndaj këtij emertimi duke ditur vlerën e vërtetë te ditës se premte.

Allahu e di më së miri!

Përgjigje nga Adelina Kuçana