Pyetja:

Doja të dija për xhunubllëkun më shumë, pasi deri tani nuk kom hasur askund ku kam lexuar se është gjynah i madh, i vogël apo çka?
Me xhunubllëk mendoj kur bën marrëdhënie intime me femra, kur masturbon apo diçka tjetër, shkurt kur je i papastër.

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Masturbimi dhe amoraliteti në Islam janë të ndaluara.

Masturbimi

Praktikimi i masturbimit është haram ngaqë është përpjekje për t’u kënaqur me tjetër pos asaj që Allahu ka lejuar. Allahu nuk e ka lejuar kënaqësinë dhe përmbushjen e dëshirave përveçse me gruan [bashkëshorten] apo me atë çfarë posedon dora e djathtë. Allahu thotë:

“Dhe ata që e ruajnë nderin e tyre [dmth pjesët e turpshme, nga marrëdhëniet e paligjshme seksuale] përveç nga gratë e tyre apo [robërit] atë çfarë posedon dora e djathtë e tyre, se atëherë për ta s’do të ketë faj”. (Mu’minun: 5-6)

Pra, çfarëdo forme e kënaqësisë me tjetër pos gruas apo me atë çfarë posedon dora e djathtë, konsiderohet e ndaluar dhe kundërshtim [i ligjit të Allahut].

Po ashtu mund të lexosh temat:

http://www.klubikulturor.com/A-eshte-i-lejuar-masturbimi.htm

http://www.klubikulturor.com/Si%20te%20largohem%20nga%20masturbimi.htm

Amoraliteti – zinaja

Edhe amoraliteti është i ndaluar në Islam.

Thotë Allahu i Lartësuar në Kuran: ”Dhe mos iu afroni amoralitetit ( zinasë ) ,sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.” (El-israë: 32)

”Edhe ata të cilët që pos Allahut nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, dhe nuk bëjnë amoralitet (zina), ndërsa kush i punon këto, ai e gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar…” (Furkan: 68-70)

”(Dispozitë obliguese është që) Zinaqaren dhe zinaqarin t’i rrihni secilin prej tyre me nga njëqind të rëna”, deri tek fjala e Allahut në këtë ajet “… le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.” (Nur: 2)

Kanë thënë dijetarët: “Ky është dënimi për zinaqaren dhe zinaqarin në dynja nëse kanë qenë beqarë të pamartuar, e nëse kanë qenë të martuar apo kanë qenë të martuar qoftë edhe një herë në jetë, atëherë gurëzohen derisa të vdesin, sikurse ka ardhur në Sunetin e Pejgamberit alejhi selam, Nëse nuk zbatohet dënimi për zinaqarët në dynja dhe vdesin pa u penduar, atëherë dënohen në zjarr me kamxhik nga zjarri, sikurse është shkruar në Zebur, se zinaqarët janë të lidhur nga organet e tyre në zjarr dhe rrihen me kamxhik të hekurit. E, kur të kërkojnë që t’iu ndërpritet rrahja, thërret rojtari i xhehenmit:

“Ku ka qenë ky zë, kur qeshje e dëfreheshe duke mos pasur frikë Allahun e Lartësuar. Ke vepruar gjynahe dhe nuk je turpëruar nga Allahu.”
Po ashtu ka thënë Pejgamberi ﷺ: ”Kur robi bën amoralitet (zina), largohet nga ai imani dhe qëndron përmbi kokën e tij sikur hije, e kur ai largohet nga zinaja, kthehet imani tek ai.” [1]

Ka thënë Pejgamberi ﷺ: ”Nuk bën zina (amoralitet) zinaqari duke qenë besimtar dhe nuk pi alkool përderisa është besimtar dhe nuk vjedh vjedhësi perderisa të jetë besimtar.“ [2]

Eroll Nesimi

————————————————————–

[1] Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, ndërsa shejh Albani ka thënë se hadithi është i vërtetë.

[2] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.