Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit
Eselamu alejkum ue rahmetullah!
Allahu me mirësitë, bekimet, paqen, mëshirën e Tij qoftë me ju!
Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit, të vetmit që i takon adhurimi.
Bekimet, dëlirësia, begatitë e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit, Muhamedin, dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e skicuar prej tij sa të jetë jeta.
E në vijim: E mora e-mail-in tuaj në të cilin shkruhej:
“Kam lexuar ne internet se disa emulgatore jane te ndaluar, sepse permbajne gjera qe jane te ndaluara ne ligjin Islam si p.sh yndyre derri dhe disa gjera te tjera, kam hasur ne nje tabele me disa shifra, te cilat tregojne se jane te ndaluara si psh E476,E325 etj. Kam deshire te di, a jane te verteta keto, pasiqe shumica e ushqimeve te domosdoshme permbajn keto shifra. ”
Përgjigjja ime do të ishte:
Gjykimi i Islamit për emulgatorët është si më poshtë:
Duhet të merret në konsideratë gjykimi i specialistëve për këtë çështje, për të dhënë një gjykim islam të saktë, sepse kjo është një çështje për të cilën janë shtuar pyetjet kohëve të fundit ndërmjet dy ekstremeve dhe të mesmeve ndërmjet tyre.
Atyre që s’i marrin fare në konsideratë. Atyre që kanë arritur në fiksime rreth kësaj teme sa që s’lanë emulgator pa e vënë në dyshim në emër të ruajtjes dhe largimit prej dyshimeve. E kanë tepruar dhe të mesmit ose ndërmjet dy ekstremeve që përmenda: ata që thonë na duhet një studim i specialisteve të fushës përkatëse të cilët duhet të na sqarojnë.
- Kush prej tyre ka origjinë shtazore?
- Kush ka origjine bimore?
- Ose kimike?
- Kush e ka të përzier?
Gjykimi për bimoret dhe kimiket është i qartë lejesa, pra që lejohen.
Gjykimi për ato që kanë origjinë shtazore dhe për ato që e kanë të përzier është të themi: para se të japim përgjigje duhet të dimë se këto që kanë origjinë shtazore janë dy kategori:
kanë mbetur ashtu siç janë marrë nga origjina apo janë përpunuar deri në atë fazë saqë janë tjetërsuar tërësisht duke u bërë një lëndë tjetër. Nëse janë tjetërsuar janë të lejuara. Nëse janë siç janë marrë lind pyetje në momentin që ato përzihen dhe gatuhen: a e humbin origjinën? Pra, shndërrohen si pasojë e reaksioneve apo përzierjes me gjera të tjera apo për shkak të gatimit duke u shndërruar në diçka tjetër? Nëse është kështu prapë lejohen, nëse mbeten siç janë dhe nuk ndryshojnë mbetet të pyesim: origjina e tyre shtazore vjen nga kafshë të lejuara e të therura sipas sheriatit apo jo? Nëse po, prapë themi lejohen, nëse themi jo, atëherë duhet të dimë që nuk bën.
E ritheksoj, përgjigjen për të gjitha këto duhet ta japë specialisti i kësaj fushe dhe në bazë të përgjigjes së tij vjen dhe përgjigja e hoxhës.
Allahu aelem!
Ahmed Kalaja