Pyetja:

A prishet abdesi në qoftëse pi duhan, cigare?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, falënderimet më të veçanta për Allahun e Lartësuar, paqja, shpëtimi dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammedin, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Kiametit.

Ështё pyetur Dijetari i madh Ibn Baz (Allahu e mёshiroftё!):

-A e prish duhani abdesin?

Pёrgjigja: “Duhani nuk e prish abdesin, porse ai ёshtё haram dhe i  keq qё ёshtё detyrё lёnia e tij. Por nёse njeriu e pi atё dhe falet, namazi i tij nuk prishet dhe as abdesi i tij, sepse ky ёshtё prej njё lloj bime e njohur por ёshtё haram pёr shkak tё dёmeve tё tij. Prandaj ёshtё detyrё mbi ata qё e pinё, qё ta lёnё e tё ruhen prej sherrit (tё keqes) tё tij, prandaj nuk lejohet blerja e tij, as pёrdorimi i tij dhe as nuk lejohet tregtia me tё. Madje ёshtё detyrё mbi pirёsin e duhanit qё tё pendohet tek Allahu e tё lёrё shitblerjen me tё.

Allahu i Lartёsuar thotё: “Tё pyesin ty (O Muhammed) se ç’ёshtё e lejuar pёr ta? Thuaj: “Tё lejuara pёr ju janё gjёrat e mira…” (Maide, 4) Pra, Allahu i Madhёruar nuk na ka lejuar veçse ato gjёra qё janё tё mira, tё cilat janё ushqimet e mira dhe tё dobishme. Allahu i Madhёruar thotё duke pёrshkruar Pejgamberin (Paqja dhe shpёtimi i Allahut qofshin mbi   tё!): “… ai u lejon atyre çdo gjё tё mirё dhe ua ndalon (ua bёn haram) atyre çdo gjё tё keqe…” (Araf, 157) Nuk ka dyshim se duhani dhe pijet dehёse (alkoolike) tё gjitha ato janё prej gjёrave tё kёqija… ”.

E lusim Allahun pёr tё gjithё udhёzim nё rrugё tё drejtё dhe suksese!

”Fetaua ue Mekalat”, Bin Baz

Sadik Ukperaj – Has