Pyetja:

A është obligim veshja e gelabisë?

***

Përgjigjja:

Falenderimet i takojnë Allahut, mëshira dhe paqja e Tij janë për Profetin Muhamed ﷺ dhe të gjithë pasuesit e tij.

Xhelabija është sunet dhe nga rrobat që i pëlqenin Profetit ﷺ. Umu Seleme (radij Allahu anha) ka thënë: “Xhelabija (el-kamis) ishte nga rrobat më të dashura të Profetit ﷺ.”

Imam Sheukani në lidhje me këtë hadith ka thënë: “Hadithi tregon për pëlqimin e veshjes së xhelabijes. Kjo rrobë ishte më e dashur për të sepse e mbulonte më mirë auretin se sa izari (rroba në mes e poshtë) dhe ridaja (rroba në mes e sipër), të cilat kanë nevojë që të lidhen e të shtrëngohen.

Muslimani e ka si detyrë që të veshë rroba që i mbulojnë auretin e tij, duke iu përmbajtur rregullave të përgjithshme të fesë islame, pavarësisht se çfarë rrobe është ajo duke ditur që xhelabija është më e pëlqyeshmja e tyre. Por duhet të kemi kujdes që të mos kalojmë në ekstrem duke e konsideruar si diçka të detyrueshme, sepse është sunet dhe jo vaxhib. Allahu e di më së miri.

Irfan Tota

———————————–

[1] Tirmidhiu