Pyetja:

Kur i kam filluar studimet në juridik, kam qenë në islam por më vonë kam filluar me 5 vaktet namaz, deri kësaj dite elhamdulilah. Tani i kam mbaruar studimet dhe a nja dy vjet që kam hyrë në punë si profesor i lëndëve juridike, më konkretisht për kushtetutën e shtetit ka të bëj ajo lënda me të drejtat dhe liritë e njeriut- për parlamentin, presidentin, qeverinë, gjykatësit, prokurorët, avokatin e popullit etj, – normalisht i mësojmë se si zgjidhen, shkarkohen, mandati i tyre sa zgjat, kompetencat që i kanë etj. Pra normalisht unë sqaroj vetëm atë që është në kushtetutë pa mos hyrë në atë a është e drejtë apo e shtrembuar (normalisht për atë që është pastër -pra që e di unë- që është në kundërshtim me islamin siç është kamata unë ju tregoj që është haram se s’bën etj.).
Në shkollë të gjithë nxënësit edhe kolektivi e dinë se jam fetar edhe fali 5 vakët namaz (edhe pse një herë drejtori u mundua të më përjashtoj nga puna për këtë çështje) etj., dhe shpesh kur më jepet mundësia u them nxënësve bëni bismilah, edhe elhamdulilah (kur hanë ndonjë ushqim apo pinë diçka, shpesh kam folur edhe me argumente se ka Zot, se është e rrejshme teoria e evolucionit e kështu me radhë, se njeriu nuk e ka prejardhjen prej majmunit e më respektojnë, por normalisht ato fëmijë janë në moshën e adoleshencës, e me to është shumë vështirë). Ne gati të gjithë profesorët jemi me kontrata në vepër, dhe kjo është shumë vështirë për neve, sepse drejtorët kur duan munden të na largojnë nga puna, prandaj duhet të jemi më vigjilent, kurse tash presim që në muajn e ardhshëm, të na i japin vendimet.

***

Përgjigjja:

Duke matur rrethanat dhe situatën që ne ndodhemi dhe mungesën e elementares që duhet të na sigurojë neve si shtetas të këtij vendi e po s’u bëmë të “zotët e vetes” dije se të tjerët të mbajnë pak, pastaj të lëshojnë e i bie vetëm me e lënë këtë vend për të cilin të parët tanë kanë derdhur gjakun për ta ruajtur prej spastrimit të tij dhe zhdukjes se identitetit të tij.

Duke u nisur nga këto rrethana, mendoj se të qenit tënd aty dhe daveti yt, pakësimi të keqes që mund t’i kanoset muslimanëve të atij vendi e shoh më të arsyeshme të qëndrosh në atë pozicion.

Në lidhje me çështje të tilla mundohu të lidhesh me hoxhallarë të konfirmuar jo me çdokënd që pretendon dijen. Allahu e di më së miri!

Imam dr. Ahmed Kalaja