Pyetja:

Cilët janë ata dijetarë që duhet të marrim mësime dhe fetva nga ta? Qofshin ata të gjallë apo të vdekur.

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ata janë aq shumë saqë s’mund t’i përmendim kaq shkurt, duke filluar nga sahabët, (Ebu Bekri, Omeri, Othmani, Aliu, Talha, Zubejri, AbduRrahman Ibn Auf, Allahu qoftë i kënaqur me ta!), tabiinët, (Hasen el Basriu, Atau, Muxhahidi, Muhamed Ibn Sirini, Seid Ibn Xubejri, tabi-tabiinët (Sufjan eth-Theuriu, Sufjan Ibn Ujejne, Fudejl Ibn Ijadi, Maliku etj), imamët e mëdhenj, si Shafiu e Ahmedi, e duke mbaruar te Ibn Tejmije e Ibn Kajimi, Muhamed Sulejman Temimij autori i librit ”Tre parimet” duke vazhduar me dijetarët e mëdhenj që kanë ndërruar jetë si: Ibrahim al Shejh, Shenkitij, Ibn Bazi, Ibn Uthejmini, Albani, Bekr ebu Zejdi etj. Ndërsa ata që janë gjallë janë shumë, si El Gudejan, El Feuzani, Al Shejhu, Shenkitij, e shumë të tjerë, komisioni i dijetarëve të mëdhenj apo i fetvave etj.

Imam dr. Ahmed Kalaja