Pyetja:
Kur fillon namazi, e në veçanti namazi i akshamit, jo që fare nuk mundem të koncentrohem me xhemat, por që nuk kam mundësi edhe të qëndroj rehat gjatë kryerjes së namazit. Kjo vlen ndoshta edhe për farzet e tjera, por që janë më të rralla, sepse koha më e përshtatshme që më konvenon për të shkuar në xhami është namazi i akshamit. Dua të di se si mundem të dal nga ky kompleks? Kohën e fundit kam tentuar me zor të qëndroj, vetëm që mos të largohem nga xhemati, përndryshe në shtëpi e kam të lehtë faljen e namazeve.
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Në lidhje me këtë pyetje dua të të them se është mëse e natyrshme që njeriu të ketë çaste përkushtimi e çaste plogështimi, sepse kështu na ka lajmëruar i Dërguari i Allahut ﷺ. Kështu që s’duhet të bëheni fare merak, kjo do të të kalojë shpejt, inshallah. Ruaje veten dhe kryej obligimet! Ruhu prej harameve e do të jesh prapë mirë. Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja