Pyetja:
Cila është lutja që bën udhëtari nga fundi i natës, pak para agimit?
***
Përgjigjja:
Lutja që bën udhëtari nga fundi i natës, pak para agimit është:
سَمَّعَ سَامِعٌ بِـحَمْدِ اللَّـهِ، وَحُسْنِ بَلائِهِ عَلَيْنَا، رَبَّنَا صَاحِبْنَا، وَأَفْضِلْ عَلَيْنَا عَائِذًا بِاللـهِ مِنَ النَّارِ.
Semme’a sãmi’un[1] biḥamdil-lãhi we ḥusni belãihi ‘alejnã, Rabbenã ṣãḥibnã we efḍil ‘alejnã ‘ãidhen bil-lãhi minen-nãr.
(Kush dëgjon lavdin që po i bëjmë Allahut për begatitë dhe mirënjohjen që po i shprehim Atij për mirësitë, le t’ia përcjellë një tjetri![2] O Zoti ynë! Na ruaj dhe na jep mirësi! I lutemi Allahut të na mbrojë nga Zjarri!).[3]
—————————–
[1] Ose: “Semi‘a sãmi‘un”.
[2] Dmth., kush e dëgjon këtë dhikër prej meje, le ta bëjë atë vetë dhe le t’ia thotë edhe një tjetri, në mënyrë që në këtë kohë secili t’i bëjë hamd (lavdi) Allahut, t’i bëjë dhikër Atij dhe t’i lutet. Sipas variantit tjetër kuptimi është kështu: «Kushdo që dëgjon, le të dëshmojë për hamd-in që po i bëjmë Allahut dhe mirënjohjen që po i shprehim Atij për mirësitë»].
[3] Muslimi.