Përgjigjja: “Hedhja e letrave në të cilat ka ajete dhe hadithe në vendet e papërshtatshme (shporta të berllogut) është prej mëkateve të mëdha sepse është përbuzje dhe nënçmim emrit të Allahut. Përbuzja, nënçmimi dhe shkelja e emrit të Allahut është kufër (mosbesim), që mund ta nxjerrë njeriun prej fesë.
Prandaj, duhet pasur kujdes që çdo fletë, libër, broshurë apo çfarëdo qoftë tjetër, që ka mundësi të përmbajë emra të Allahut ose ajete të Kuranit, nuk duhet të hidhet, por duhet të asgjësohet.
Asgjësimi bëhet duke i kaluar përmes makinës grirëse (atë aparatit që i copëton siç e thonë, nuk e di saktësisht në gjuhën shqipe) ose duke i djegur në zjarr, pasi zjarri i asgjëson plotësisht.”
Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi




