Është pyetur Shejh Uthejmini, Zoti e mëshiroftë:
“A mund të vuajë një besimtar nga një sëmundje psiqike dhe cila është mënyra e trajtimit të saj sipas Sheriatit, duke pasur parasysh se mjekësia moderne i trajton këto sëmundje ekskluzivisht me ilaçe moderne?

Ai u përgjigj:

“Nuk ka dyshim se një person mund të vuajë nga sëmundje psiqike, siç është shqetësimi për të ardhmen dhe mërzia për të kaluarën. Sëmundjet psiqike shpesh lënë një ndikim më të madh në trup sesa shumë sëmundje fizike.

Trajtimi i këtyre sëmundjeve me mjete Sheriatike, siç është Rukja, është më i suksesshëm sesa veq trajtimi me barëra gjë që është një gjë e mirënjohur.
Një nga ilaçet është ajo që është transmetuar në hadithin e besueshëm të Pejgamberit alejhis selam:
“Askush nuk goditet kurrë nga shqetësimi ose pikëllimi dhe thotë:

“Allahumme inni ‘abduke, vebnu ‘abdike, vebnu emetik, nasijeti bijedike, madin fijje hukmuke, ‘adlun fijje kadauke. Es’eluke bikul-li ismin huve leke, semmejte bihi nefseke, ev al-lemtehu ehaden min halkike, ev enzeltehu fi kitabike, ev iste’therte bihi fi ‘ilmi-l-gajbi ‘indeke, en texh’alel-Kur’ane rebi’a kalbi, ve nure sadri, ve xhela’e huzni, ve dhehabe hemmi’,

– O Allah, unë jam robi Yt, biri i robit Tënd, biri i robëreshës Tënde! Qenia ime është në dorën Tënde! Vendimi Yt mbi mua sigurisht që ndodh! Të drejta janë të gjitha caktimet e Tua për mua! Po të drejtohem me të gjithë emrat e Tu me të cilët e ke emërtuar Veten, apo të cilët i ke shpallur në Librin Tënd, apo të cilët ia ke mësuar ndonjë prej krijesave të Tua, apo të cilët i ke ruajtur në dijen Tënde të fshehtë, që ta bësh Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, largues të mërzisë time dhe largues të ankthit tim!

– përveqse Allahu do ta largojë shqetësimin dhe pikëllimin e tij dhe t’i zëvendësojë ato me lehtësim.’

Sahabët pyetën:
– O i Dërguar i Allahut, a ta mësojmë këtë?’
Ai u përgjigj:
– Kushdo që e dëgjon, duhet ta mësojë atë.”
“Es-Silsiletu-s-Sahiha”, nr.199.

Gjithashtu, e thotë edhe këtë lutje:
“La ilahe il-la Ente, subḥaneke inni kuntu minedh-dhalimin.”

“Fetava Islamije”, 4/465–466.