[ad_1]

Download PDF

Kjo ishte tema e simpozimit te organizuar nga Lidhja e Hoxhallareve te Shqiperise dhe Unionit studentor Musliman, ne prezencen e nje numri te madh pjesemarresisht, kryesisht studentë.
Ideologjia marksiste ka shenjuar për një kohë të gjatë përditshmërinë e njerëzve të pjesës më të madhe të globit, ashtu siç edhe ka ndodhur në Shqipëri për një periudhë rreth 50-vjeçare. Mbetjet e koncepteve marksiste në artikulimin e sotëm publik vërehen rëndom edhe pas gati 28 vitesh jete demokratike në vendin tonë. Në një takim me studentë kjo ishte edhe tema kryesore e bisedës, ku referuan hoxhë Justinian Topulli, kryetar i Lidhjes së Hoxhallarëve, Edvin Cami pedagog në universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës dhe Rudian Zekthi pedagog në universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan. Të tre referuesit vërejtën me fjalët e tyre sollën shqetësimet e tyre rreth këndvështrimeve mbizotëruese në realitetin tonë. I pari e mori fjalën hoxhë Justinian Topulli, që referoi rreth “Pikëpamja marksiste e progresit dhe ndikimi i saj në mendimin fetar”, ku shpjegoi anën materialiste të kësaj doktrine, si dhe nevojave për “progres”. Jo çdo gjë e re që vjen është progres, kemi zhvillime teknologjike që sjellin progres, por nga ana morale njeriu nuk ka bërë progres. 
Më pas fjalën e mori Rudian Zekthi ku në fjalën e tij trajtoi temën “Diskursi midis të majtës dhe të djathtës në Shqipëri nën shenjën e tezave marksiste”.Rudian Zekthi shpjegoi përbërjen e një shoqërie prej grupimeve të ndryshme me definicionet përkatëse mbi shoqërinë dhe grupimet. Ai u shpreh se tensionimet që ndodhin ndërmjet grupimeve janë një fenomen i zakonshëm i një shoqërie heterogjene, porse kur një grupim merr përsipër ta kthejë një shoqëri heterogjene në një shoqëri homogjene, atëherë kemi luftë civile.
“Pasojat e sotme të një përfytyrimi ende marksist të progresionit në shoqëri” ishte kumtesa e Edvin Camit që tërhoqi vëmendjen e studentëve në këtë takim. Këtë takim në mbyllje e përshëndeti hoxhë Burhan Fili, që shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes dhe ju kërkoi pjesëmarrësve të jenë më të përkushtuar në fenë e Allahut dhe për të mirën e lëvrimit të gjuhës shqipe.
Ky simpozium u zhvilluar ne nje kohe kur roli i studenteve ne krijimin e nje klime ndryshimi ne Shqiperi ka marre permasa mbareshoqerore.

Share

[ad_2]

Burimi