Pyetja: Cila është domethënia e dëshmisë se Muhammedi është i dërguari i Allahut?

Përgjigjja: Domethënia e saj është se Allahu i Madhërishëm e ka dërguar Muhammedin ﷺ përgëzues dhe qortues për njerëzimin mbarë.

Duhet:

– të përfillen urdhrat e tij

– t’i besohet fjalëve të tij

– të mos kundërshtohet, dhe

– të adhurohet Allahu sipas mësimeve dhe shpjegimeve të tij, pra të ndiqet suneti dhe të refuzohen risitë.

Allahu i Madhërishëm thotë: “Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut…” [En-Nisa: 80]

Gjithashtu thotë: “Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.” [En-Nexhm: 3-4]

Gjithashtu, Allahu i Madhërishëm thotë: “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” [El-Ahzab: 21]