Nëse dy veta i luten Allahut për një çështje të kësaj bote, dhe njërit i jepet, ndërsa tjetrit jo zakonisht mendohet se ai që mori është më afër Allahut dhe më fetar.

Ky është kuptim i gabuar.

Shpesh ndodh që Allahu i jep atij me iman më të dobët, që të forcohet, të mos lëkundet e të mos dëshpërohet.
Ndërsa besimtarin e fortë e lë tek ajo që Allahu ka vendosur në zemrën e tij prej bindjes, qetësisë dhe pasurisë së brendshme; dhe shpërblimin e tij e ruan të plotë për Ditën e Kiametit.

Ka thënë Pejgamberi ﷺ:

“Unë i jap një njeriu dhe e lë një tjetër.
Ai që e lë, është më i dashur për mua se ai që i jap.
U jap disa njerëzve për shkak të ankthit dhe shqetësimit që kanë në zemrat e tyre; ndërsa disa të tjerë i lë te pasuria dhe e mira që Allahu ka vendosur në zemrat e tyre. Prej tyre është Amr ibn Taglib.”

Në betejën e Hunejnit, njerëzit morën dele e deve si plaçkë, ndërsa ensarët u kthyen në shtëpitë e tyre me të Dërguarin e Allahut ﷺ.

Pra, mos e mendo privimin si largim.
Mund të jesh shumë afër Allahut, shumë afër dashamirëve dhe miqve të Tij, dhe të mos të jepet nga kjo botë sepse Ai të do.
Ai mund ta ketë shtyrë dhuratën e plotë për Ditën e Kiametit.

Dhe ndoshta të ka dhënë diçka më të madhe se pasuria: bindje, kënaqësi me caktimin dhe pasuri të zemrës.
Këto janë më të mëdha se çdo dhuratë e kësaj bote.

/Hoxhë Agim Bekiri/