Pyetja:

Pak me poshtë kam përgatitur disa çështje me te cilat përballen muslimanet ne vendet perëndimore dhe duan te dine si është gjykimi islam mbi këto.

1. Ne baze te ligjeve këtu nëse një individ është i papune atëherë merr asistence sociale deri sa te gjeje një vend pune, kjo asistence është me se e mjaftueshme për nevojat elementare si ushqimi, veshja…etj.

Pyetja: Ndodh qe dikush paraqet ne zyrën e punës letrat si i papune dhe përfiton asistencën mujore dhe punon ne te zeze (fshehurazi) ne te njëjtën kohe dhe këtë e bën qëllimisht qe ta marre asistencën si i papune. A ka kjo problem?

2. Për familjet te cilat nuk plotësojnë minimumin jetik me te ardhura mujore (shumën e caktuar) shteti ka programe sociale dhe ajo familje përfiton ndihma si p.sh. paguan gjysmën e qerase…. etj.

Pyetja: Ka persona te cilët regjistrohen ne tjetër shtëpi dhe nuk banojnë fare aty vetëm me qellim qe ta rrisin numrin e anëtareve dhe te përfitojnë nga këto ndihma mujore. A ka problem?

3. (Kjo është e ngjashme me të dytën) Nëse një punëtor e ka rrogën mujore nen minimumin jetik (te caktuar) përfiton ndihma nga shteti.

Pyetja: Nëse rroga ime është mbi minimumin jetik a ka problem nëse i them pronarit qe ne dokumente te ma shkruaj rrogën te vogël, nen minimum kurse ne realitet rrogën mos te ma uli por te ma japi ne dore te plote.

4. Kur dikush sëmuret dhe shkon ne spital merr raport mjekësor, firma ku punon është e detyruar qe gjate ditëve me raport ta paguaje dhe mos ta detyroje te vije ne pune.

Pyetja: Ka persona te cilët pa qene te sëmurë shkojnë dhe marrin raport vetëm me qellim qe te bëjnë pushim. A ka problem?

5. Ndihma për emigrantet e papune shkon me ane te Karitasit projekt i cili është ne bashkëpunim me shtetin. Ne këto ndihma nuk ka kurrfarë kushtesh mjafton te jesh i papune pra pa te ardhura mujore dhe ata te ndihmojnë me asistence.

Pyetja: Kjo ndihme nga Karitasi i cili është ne bashkëpunim me qeverinë ka problem te merret?

Përgjigjja:

Me Emrin e Allahut të Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit

Në kushte normale marrëdhëniet në mes muslimanëve dhe jomuslimanëve në çështje që kanë të bëjnë me këtë botë janë të ngjashme si ato ndërmjet vetë muslimanëve. Pra, nuk lejohet që ata të mashtrohen, të vidhen, të cenon në nder, në pasuri dhe në çdo gjë tjetër që nuk miratohet nga etika islame, për më tepër kur kemi të bëjmë me mosrespektim të një marrëveshje. Një njeri i tillë, që vepron siç përmendet në pyetjet e mësipërme, ka thyer një marrëveshje që ai ka bërë me shtetin, qoftë ai edhe shtet jomysliman. Marrëveshjet nëse janë brenda normave të lejuara islame duhet të përmbushen, qofte me muslimanin apo jomyslimanin. Veç kësaj qëllimi i një asistence sociale është të ndihmojë atë që s’ka dhe jo atë që ka, dhe siç tregohet edhe në pikën nr. 3 të pyetjes rrogën ky njeri e ka mbi nivelin më të ulët për të jetuar, kështu që për të nuk lejohet të marrë nga ajo asistence.

Muslimani është i urdhëruar të përmbushë me sinqeritet detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet e ndryshme, me cilin do qoftë ajo, me musliman ose jo. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “O besimtarë! Plotësoni detyrimet!” (Maide: 1).Fjala detyrimet në këtë ajet në gjuhën arabe është ukud, shumësi i fjalës akd, apo akt në shqip, dhe si e tillë ajo përfshinë çdo detyrim që rrjedh nga marrëveshjet dhe aktet e ndryshme. Ajeti është gjithëpërfshirës dhe nuk bën përjashtim për jomuslimanët. Po kështu nuk kemi asnjë argument nga Suneti se në kushte normale i lejohet muslimanit të mashtrojë një jomuslimanë, përkundrazi kemi shembuj të shumtë profetik të përmbushjes së detyrimeve dhe marrëveshjeve me jomuslimanët.

Veç kësaj është e rëndësishme të theksojmë se sjellje të tilla prishin imazhin e një myslimani dhe vetë Islamit, duke ndikuar negativisht në shtimin e islamofobisë dhe në mbylljen e derës së thirrjes islame karshi këtyre njerëzve.

Kështu që për të katër pikat e para që përmenden në pyetje nuk lejohen të veprohen, sepse janë metoda mashtruese dhe mashtrimi nuk lejohet në fenë islame, përveç rasteve të veçanta të domosdoshme, raste këto që nuk përfshihen në asnjë nga ato që përmenden në pyetjet e mësipërme.

Ndërsa për sa i përket pyetjes së pestë, përgjigja për të është: Nëse shoqata e katolike e Karitasit nuk vendos asnjë kusht për ndarjen e këtyre ndihmave që cenon dukshëm ose indirekt fenë e muslimanit apo edhe atë vetë, atëherë nuk ka ndonjë pengesë që ndihma të merret me ndërmjetësinë e tyre.

Allahu e di më së miri

Komisioni i Pyetje-Përgjigjeve pranë LHSH