Pyetja:
Çka të bëjë njeriu, pasi Allahu i madhëruar nuk e ka furnizuar me pasardhës?
Mospasja e fëmijës tek ai po ndikon shumë dhe po has në shumë vështirësi në mjedisin
ku ai jeton. Në atë bashkësi që ky jeton, mospasjen e fëmijës e konsiderojnë si të metë.
Më tregoni diçka rreth kësaj.
***
Përgjigjja:
Mos u brengos, vëllai im, për atë që nuk të ka furnizuar Allahu me fëmijë.
Allahu i madhëruar thotë në Librin e Tij:
“I Allahut është pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai krijon çfarë të dojë. Ai i dhuron
vajza kujt të dojë e djem kujt të dojë. Disave u dhuron të dyja gjinitë: djem e vajza; e, kë të dojë e lë pa fëmijë. Vërtet, Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm.” (Shura, 49-50)
Allahu i madhëruar është i Gjithëdijshëm dhe i fuqishëm! Ai krijon çfarë të dëshirojë! U
përcakton robërve të vet atë që dëshiron! Në ajetin e lartpërmendur, Allahu i madhëruar
flet në lidhje me katër lloje njerëzish, kur janë në pyetje pasardhësit e tyre:
– Atyre që Allahu i madhëruar u ka dhuruar vetëm fëmijë femra,
– Atyre që Allahu i madhëruar u ka dhuruar vetëm fëmijë meshkuj,
– Atyre që Allahu i madhëruar u ka dhuruar meshkuj dhe femra,
– Atyre që Allahu i madhëruar ka përcaktuar që të mos kenë pasardhës.
E gjitha kjo kthehet në diturinë, urtësinë dhe fuqinë e Tij. Ndoshta ndryshohet gjendja
jote dhe Allahu i madhëruar të furnizon me pasardhës. Ti mos u brengos, përderisa
bashkëshortja juaj nuk kërkon asgjë nga ju, dhe Allahu e shpërbleftë me të gjitha të mirat
për durimin e saj me ty.
Lus Allahun, të Gjithëdijshmin, të na furnizojë me udhëzimin dhe shpërblimin e Tij. Ai
është i cili dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të robërve të Vet.
Shejh Ibn Uthejmin
Fetava Menari-s-sebil, 3/625
Përktheu: Ebu Unejs