Pyetja:
A është e lejuar të falesh me rrobën në të cilën ka imazhe të njerëzve dhe të kafshëve? Dhe a është e lejuar hyrja në WC me rrobën në të cilën është i shkruar emri i Allahut?
***
Përgjigjja:
Nuk është e lejuar falja e namazit me rrobat në të cilat ka imazhe të qenieve të gjalla: njerëz, kafshë, zogj apo të tjera qenie të gjalla. Nuk është e lejuar që muslimani të veshë rroba të tilla edhe jashtë namazit. Namazi i individit i cili falet me rrobë në të cilën ka imazhe të përmendura është i vlefshëm, mirëpo ai mëkaton për shkak të kësaj (vepre sh.p.), nëse e njeh qëndrimin e sheriatit për këtë çështje. Nuk është i lejuar shkrimi i emrave të Allahut nëpër rroba, dhe është e urryer hyrja me ato rroba në WC, përveç nëse ka nevojë për këtë, pasi në këtë ka mosrespektim të emrave të Allahut.
Komisioni i Përhershëm për Fetva, nr: 5611, 6/fq. 181
Përktheu: Ergin Shala