Pyetja:

A mund t’ia vendosim emrin fëmijës të sapo lindur emrin Ebu Bekër?

***

Përgjigjja:

Fjala “Ebu Bekër” është kunjë dhe jo emër. Vetë Ebu Bekër es Sidiku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e ka pasur emrin “Abdullah”. Zakonisht kunjat e burrave dhe të grave vendosen duke i shtuar fjalën “Ebu” apo “Umu” para emrit të djalit të madh. Por nuk është kusht që të kesh djalë me emrin e kunjës që përdor, p.sh: nëse dikush pëlqen t’i thërrasin me kunjën “Ebu Bekër”, por ai nuk ka djalë që quhet Bekër, kjo nuk ka problem dhe është e përdorur. Kurse fëmijës së posalindur, duhet t’i vendosni emrin e vet, dhe nëse ju pëlqen të zbatoni sunetin, përveç emrit (Abdullah për shembull), ju mund t’i vendosni edhe kunjën “Ebu Bekër”, sepse siç ka thënë Pejgamberi ﷺ, kjo gjë u jep një pjesë burrërie fëmijëve, kur u vendoset kunjë e tillë. E Allahu e di më mirë.