Pyetja:

A lejohet t’i emërtojmë fëmijët me emrin “Ekber”?

***

Përgjigjja:

Fjala “Ekber” është mbiemër i shkallës sipërore, që përkthehet: “më i madh”, por përdoret edhe për krahasimin e dy sendeve apo njerëzve: filani është më i madh se filani. Kur përdoret si mbiemër për Allahun e Madhëruar, kuptimi i tij vjen në shkallën sipërore, me kuptimin: Allahu është më i madhi se çdo gjë në mënyrë absolute. Kurse vendosja e këtij mbiemri si emër për fëmijën tregon për injorancën e personave që e bëjnë atë, ndërkohë që ka plot emra të mirë e të bukur, të cilët Allahu do që t’ua vendosim fëmijëve, siç është emri Abdullah, Abdurrahman, Abdurrahim, etj, etj.