Pyetja:
Shumë vëllezër kanë emra pejgamberësh dhe ajo ç’farë dëgjojmë tek disa prej tyre kur i flasin njëri-tjetrit ndonjëherë i shtrembërojnë këto emra me shaka ose jo. Psh., Jusuf shkurt Cuf, Muhammed shkurt Met dhe të tjera. E vërteta është se ju kam terhequr vëmendjen nga kjo vepër duke menduar me logjikën time dhe jo se kam pasur ndonjë argument se ky lloj shtrembërimi i emrave të pejgamberëve të cilët janë emra të nderuar. Si t’i këshillojmë?
***
Përgjigjja
Pejgamberi ﷺ ka nxitur që muslimanët të vendosin emra të bukur dhe me kuptim të mirë. Po kështu, prej rrugës së të parëve tanë të ndershëm (es-selefu salih) është edhe vendosja e kunjave, të cilat zakonisht janë emërtime me emrin e djalit të madh, si p.sh: Ebu Ahmed, etj, ose cilësi e një personi me të cilën është njohur dhe thirret me të. Pra, të gjitha emrat janë me kuptim, të bukur, ose cilësi, ose thirrje në emër të djalit, e kështu, por jo shkurtime të emrit të vërtetë, aq më tepër nëse shkurtimi i emrit ka domethënie jo të hijshme. Pra, sa më larg kësaj, sepse kjo mund të futet në domethënien e Fjalës së Allahut: “Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëri-tjetrin me nofka (të këqija)! Sa e shëmtuar është të thirresh me emër të keq pas (pranimit të) besimit!” (Huxhurat, 11)