Përgjigje:
Është e lejueshme të agjërohet në fillim të muajit, në mes apo në fund, në ditë të njëpasnjëshme apo veç e veç. Por, është më mirë po që se kjo bëhet në tre “ditët e bardha”, të cilat janë e trembëdhjeta, e katërmbëdhjeta dhe e pesëmbëdhjeta.
Aisha (Allahu qoftë e kënaqur me të!), ka thënë:
“Pejgamberi ﷺ agjëronte tre ditë të çdo muaji, dhe nuk ishte me rëndësi për të se a agjëronte në fillim apo në fund të muajit.”
Shejh Ibn Uthejmin رحمه الله
“Mexhmu Fetaua” pyetja nr. 376