Pyetje: “Unë vuaj nga rrjedhja e vazhdueshme e urinës. Ju lutem ma sqaroni vlefshmërinë e namazit në këtë gjendje! A është e nevojshme për t’i ndërruar rrobat për çdo namaz?”

Përgjigje: “Kur jemi tek rrjedhja e vazhdueshme e urinës, atëherë themi se kur hynë koha për namaz, ai duhet ta pastrojë vendin ku ka rrjedhë urina, të vë diçka që mbështjell organin  gjenital, pastaj merr abdes dhe falet në këtë gjendje.

E nëse rrjedh diçka nga organi gjenital gjatë namazit, namazi i tij është i saktë, siç ka thënë Allahu:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

“Kini frikë Allahun aq sa keni mundësi.” 65:16

Në qoftë se urina prek në rroba, ai ose vesh një rrobë tjetër ose e pastron atë.”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/7854.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com