Përgjigje:
Nuk ka ditë të caktuara për agjërim në këtë muaj, por e pëlqyeshme është shtimi i agjërimit në të.
– Veçimi i agjërimit të ditës së mesit të këtij muaji:
Për këtë kanë ardhur disa hadithe të dobta me të cilat nuk punohet, sepse nuk janë vërtetuar prej Profetit (salallahu alejhi ue selem), kështu që nuk i lejohet njeriut të adhurojë Allahun duke u bazuar në to.
– gjithashtu dita e mesit të muajit Shaban nuk ka ndonjë mirësi të veçantë nga ditët e tjera të këtij muaji, por është e njëjtë me të tjerat.
– ashtu sikurse nuk veçohet nata e mesit të këtij muaji me namaz, sepse nuk ka ardhur diçka e tillë nga Profeti (salallau alejhi ue selem), ajo është sikurse netët e tjera, kështu që nëse nuk është prej zakonit të njeriut që të çohet të falë namaz nate nuk ka pse ta veçojë këtë natë me namaz, e aq më tepër me një numër të caktuar rekatesh.
– disa njerëz përgatisin ushqim të veçantë ditën e mesit të këtij muaji dhe ua ndajnë të varfërve, dhe kjo gjithashtu nuk është vërtetuar nga Profeti (salallahu alejhi ue selem) e as nga Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre).
Shejh Uthejmini http://telegram.me/Dobifikh